Zhduket një vajzë, në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar me raportin 24- orësh se një vajzë është raportuar e zhdukur në Komunën e Ferizajt.
Sipas policisë, prindi i vajzës e ka raportuar atë të zhdukur në polici, duke deklaruar se ajo është larguar nga shtëpia një ditë më parë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
“Ankuesi mashkull k-shqiptar ka raportuar se vajza e tij, viktima k-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, shkruhet në njoftim të Policisë së Kosovës.