75 Mall Live Search
08:43 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / MSH

Zhduket një vajzë në Fushë Kosovë

Një person ka raportuar dje në polici se është zhdukur e bija e tij.

Sipas raportit të policisë, viktima ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Fushë Kosovë dhe është duke u hetuar.

Lagjja 29, Fushë Kosovë 05.02.2022 – 14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin” thuhet në raportin e policisë.