Zhduket një vajzë në Gjilan, nëna e saj thotë se nuk u kthye nga shkolla

Një vajzë është zhdukur në Gjilan. Nëna e saj ka raportuar në polici, se vajza është nisur për në shkollë dhe nuk dihet më asgjë për vendodhjen e saj.
“Rr. Medllin Olbrajt, Gjilan / 12.03.2024 – 10:00. Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore ”, thuhet në raportin e policisë.
.