Zhduket një vajzë në Pejë

Një vajzë nga Peja është raportuar e zhdukur në Policinë e Kosovës që nga data 31 janar, dhe nuk ka informacione për të.
Sipas raportit 24- orësh të Policisë, zhdukjen e vajzës e ka raportuar një femër tjetër e cila ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk e dinë vendndodhjen.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin./IndeksOnline/