75 Mall Live Search
14:56 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Një vajzë është raportuar si e zhdukur në Prishtinë.

Rastin e ka raportuar në Policisë, nëna e vajzës, të cilët jetojnë në lagjen ‘Emshirit’, në Prishtinë.

Sipas nënës, vajza e saj ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.

Rasti është duke u hetuar.