Zhduket një vajzë në Suharekë

Është zhdukur një vajzë e re në Suharekë.
Lajmin në polici e ka raportuar nëna e viktimës, shkruan IndeksOnline.
E ëma raportoi dje se e bija ka dalë nga shtëpia më 8 tetor dhe nuk është kthyer më.
Familjarët nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar./IndeksOnline/