75 Mall Live Search
09:09 / E Shtunë, 27 Korrik 2024 / FR

Zhduket pakistanezi në Graqanicë, shefi e lajmëron rastin në polici

Një person në Llapnasellës së Graqanicës ka raportuar në polici se punëtori i tij i cili është pakistanez, është largua nga vendi ku banonte dhe nuk njohuri për vendndodhjen e tij.

Ai gjërat personale dhe pasaportën e tij e ka lënë aty ku banonte.

Rasti po hetohet, tha policia.

“Llapnasellë, Graqanicë 24.07.2024 – NNMe 26.07.2024  një mashkull kosovar, ka raportuar se punëtori i tij mashkull pakistanez, është larguar nga vendi ku banonte dhe nuk ka njohuri për vend-ndodhjen e tij (gjërat personale dhe pasaporta e tij i kishte lënë aty ku banonte). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.