14:49 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Zhduket Yaya Toure/ Bregu i Fildishtë: “Nuk kemi informacione nga futbollisti”

Yaya Toure njoftoi kthimin e tij në Kombëtaren e Bregut të Fildishtë pas dy vjet mungesë.

Trajneri shtetit afrikan, e ftoi futbollistin e Manchester Cityt për dy ndeshjet miqësore (kundër; Togos dhe Moldavisë), shkruan IndeksOnline.

Por, Federata e Futbollit të Bregut të Fildishtë e cila është duke u përgatitur në Francë për ndeshjet miqësore, thotë se nuk lajme për mesfushorin.

“Të gjithë futbollistët nga Europa kanë ardhur përveç Yaya Toure, për të cilin ende nuk kemi informacione”, shkruhet në njoftimin e federatës.

Toure ka qenë figurë e përfolur në Angli gjatë dy sezoneve të fundit, jo për shkak të paraqitjeve, por për shkak të dënimeve që ka marr nga trajneri, Pep Guardiola./IndeksOnline/