Zhdukja e Ervis Martinajt, flet ministri Balla

Më shumë se një vit nga zhdukja e një prej personazheve më të njohur të botës së krimit, Ervis Martinaj, ende nuk ka një përgjigje për fatin e tij.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në një konferencë për shtyp bëri me dije se Policia e Shtetit ka grumbulluar informacione të konsiderueshme në lidhje me këtë çështje, por theksoi se dokumentimi i plotë kërkon kohë.
“Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë, mund dhe angazhim nga Policia e Shtetit, nuk do të bëj një informim të plotë. Në momentin që do të kemi një pasqyrë të plotë të gjithë kësaj çështje, do të dal për të sqaruar publikun. Mendoj që është një ngjarje e rëndë, e rëndësishme që ka të bëjë me gjithë këto indikator të rëndësishëm të performancës së Policisë së Shtetit. Po bëjmë gjithçka është e mundur për zbardhjen e kësaj çështje. Janë informacione të klasifikuara sekret dhe nxjerrja e tyre është në shkelje të ligjit”, tha Balla.