75 Mall Live Search
19:33 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Zhdukja e vajzës, nëna: Nuk mbijetoj, thjesht ekzistoj

Tre muaj më parë është zhdukur pa lënë gjurmë 19 vjeçarja, Leah Croucher.

Prindërit e saj, Claire dhe John, thanë se tani “nuk mbijetojë, thjesht ekzistojnë”, ndërsa kërkimet për vajzën e tyre vazhdojnë.

Claire, tha se kishte frikë se Leah mund të kishte probleme, ose ka bërë diçka të keqe prandaj nuk u kthye më në shtëpi. Në apelin e saj për median në britanikeThe Sun, ajo tha: Ju lutemi na ndihmoni ta gjejme vajzën. Na tregoni çfarë të bëjmë.” Prindërit folën për Leah në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Zhdukur. Leah u pa për herë të fundit nga anëtarët e familjes në orën 10 të ditës së Shën Valentinit para se ajo të dilte nga shtëpia në mëngjes dhe nuk u kthye kurrë. Ajo u pa për herë të fundit në Buzzacott Lane, Furzton, e veshur me një xhaketë të zezë, xhinse të zeza dhe converse. Vajza e re është përshkruar nga Policia e Thames Valley me okë ngjyrë kafe. Tre vetë raportuan se e kishin parë atë mëngjes pranë liqenit të Furztonit dhe e gjitha policia u vu në lëvizje, por nuk gjeti asnjë gjë. Që nga 15 Shkurti llogaritë e saj të mediave sociale dhe telefoni nuk janë aktivizuar dhe nuk ka pasur tërheqje nga llogaria bankare. Zyrtari përgjegjës për kërkimin, kryeprokurori Neil Kentish, tha: “Zyrtarët tanë që po hetojnë zhdukjen e Leas dhe nuk kanë trajtuar asnjëherë një rast si ky. Është e rrallë që dikush të zhduket pa lënë gjurmë“.