75 Mall Live Search
10:43 / E Shtunë, 14 Mars 2026 / Gj Sh

Zhdukje misterioze: Futbollistet e Iranit pa asnjë shenjë prej tri ditësh

Një situatë shqetësuese ka përfshirë futbollin iranian të femrave, pasi ekipi i kombëtares së Iranit rezultojnë të zhdukura prej tri ditësh, pa dhënë asnjë shenjë jete.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, mbrëmjen e 10 marsit, ekipi kombëtar fluturoi nga qyteti i Sydneyt të Australisë drejt Iranit, derisa me 11 mars ato zbarkuan në Kuala Lumpur, Malajzi, për një ndalesë, u dërguan në një hotel, dhe nga ajo kohë nuk dihet asgjë, shkruan IndeksOnline.

Zhdukja e tyre ka ngritur alarmin tek drejtuesit e federatës, ndërsa rasti po ndiqet edhe nga autoritetet lokale.

Raportohet se tensionet u rritën pas kritikave të forta që lojtaret morën në vendin e tyre, duke u akuzuar madje edhe si “tradhtare”, pasi ato refuzuan të këndonin ose të përshëndetnin gjatë himnit kombëtar.

Dyshohet se kjo situatë mund të ketë ndikuar në vendimin e tyre për t’u larguar dhe për të kërkuar mbrojtje.

Ndërkohë, autoritetet po përpiqen të zbardhin vendndodhjen e futbollisteve dhe rrethanat e zhdukjes së tyre, ndërsa organizata të ndryshme ndërkombëtare kanë bërë thirrje që lojtaret të mbrohen dhe të mos përballen me pasoja nëse kthehen në vendin e tyre.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në botën e sportit, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për sigurinë dhe të ardhmen e futbollisteve iraniane./IndeksOnline/