75 Mall Live Search
10:51 / E Enjte, 30 Janar 2025 / G T

Zhegrova afër skuadrës, nuk mungoi në festën e Lille-s

Skuadra e Lille është befasia e këtij sezoni në UEFA Champions League.

Ekipi francez mbrëmë “shkatërroi” 6:1 Feyenoordin në ndeshjen e fundit të fazës tabelore në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar kështu në pozitën e shtatë me 16 pikë, shkruan Indeksonline

Image

Edon Zhegrova, lojtari kosovar nuk ishte në fushë shkaku i lëndimit, por ishte aty në tribuna duke i përkrahur bashkëlojtarët e tij.

Pas ndeshjes, Zhegrova u fut në dhomat e zhveshjes për të festuar këtë fitore të madhe.

Tani, Lille do të pres ndeshjet e play-offit për ta mësuar më pas kundërshtarin e raundit të 1/8 së finales./Indeksonline/