Zhegrova debuton me barazim në Serie A

Skuadra e Juventusit nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen ndaj Hellas Veronas në javën e katërt në Serie A.
Minuta në këtë takim pati edhe për lojtarin kosovar, Edon Zhegrova, shkruan Indeksonline
Kjo ishte ndeshja e parë e lojtarit të Kombëtares së Kosovës në Serie A me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
Zhegrova u fut në lojë në minutën e 83’të, duke zëvendësuar Joao Marion.
Kujtojmë që Zhegrova ka debutuar edhe në Ligën e Kampionëve me Juventusin, në barazimin 4:4 ndaj Borussia Dortmundit./Indeksonline/