75 Mall Live Search
09:39 / E Martë, 02 Shtator 2025 / b l

Zhegrova: Është si një ëndërr për mua, do të jap më të mirën për Juvën

Ylli kosovar Edon Zhegrova ka folur për herë të parë si lojtar i gjigantit italian, Juventus.

Reprezentuesi i Kosovës dje zyrtarisht iu bashkua Juventuesit nga Lille për shifrën rreth 20 milionë euro.

Zhegrova duke folur për faqen zyrtare të torinezëve, është shprehur shumë i lumtur që do të veshë fanellën e “Zonjës së vjetër”.

“Të jem i sinqertë, është si një ëndërr për mua. Është një moment i jashtëzakonshëm për mua dhe familjen time. Jam shumë krenar dhe ndihem i nderuar që bart këtë fanellë”, ka thënë Zhegrova.

Ai ka premtuar se do të jep më të mirën për Juventusin.

“Do ta mbaj këtë fanellë me shumë krenari dhe do ta jap më të mirën për skuadrën”, ka theksuar Zhegrova.