75 Mall Live Search
15:47 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

Zhegrova i jashtëzakonshëm edhe nga shtëpia: Bën lëvizje mbresëlënëse me letër

Sfidës ‘Qëndro në shtëpi’ së fundi i është bashkuar edhe talenti i Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova ka treguar aftësit e tij me anë të një video në Instagram, pas nominimit nga këngëtari Trim Ademi, i njohur si Capital T.

Për këtë sfidë ai ka nominuar Vedat Bajramin, Butrint Imerin dhe Kiddan.

Kujtojmë, bota e futbollit po vazhdon të jetë e heshtje, pas pezullimit të të gjitha kampionateve, pas përhapjes së koronavirusit.