Zhegrova kërkon të vazhdojë me gola në Ligue 1, sonte luan derbin ndaj Marseille

Skuadra e Lille sonte luan ndeshjen ndaj Marseille, e vlefshme për javën e 28-të në Ligue 1.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes, shkruan Indeksonline
Ylli “Dardan” ndeshjen e fundit shënoi dy gola në fitoren 2:1 ndaj Lensit dhe zhvilloi një paraqitje fantastike.
Zhegrova gjatë këtij sezoni në Ligue 1 ka shënuar pesë gola dhe ka bërë pesë asiste.
Kujtojmë që Lille është në pozitën e 4-të me 46 pikë dhe po lufton për zonën Champions, kurse Marseille në pozitën e 7-të me 39 pikë./Indeksonline/