Zhegrova: Kujt i duhet Dubai kur e ke Prishtinën
Edon Zhegrova po kalon pushimet në qytetin e tij, Prishtinën.
Pas një paraqitje fenomenale në dy muajt e fundit, Edoni ka vendosur që pushimet t’i kalojë në vendlindje, shkruan Indeksonline.
Ai madje përmes një storie në Instagram ka lavdëruar tej mase Prishtinën duke e krahasuar me Dubain.
“Mirmëngjes nga qytet im, kujt i nevojitet Dubai ose të tjerat kur e ke Prishtinën” – shkruan anësori kosovar.

Ai pati paraqitje të jashtëzakonshme madje duke u shpallur lojtari i muajit nëntor në Zvicër./Indeksonline/