75 Mall Live Search
19:55 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / G T

Zhegrova luan më shumë minuta për “Zonjën e Vjetër”, sërish ndeshja mbyllet me barazim

Skuadra e Juventusit nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Atalantas, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serie A.

Mysafirët ishin të parët që shënuan gol në minutën e 45’të, me anë të Sulemana, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, skuadra e “Zonjës së Vjetër” barazoi shifrat në 1:1 me anë të Cabal.

Vetëm pak minuta më pas, Juventusi mbeti me një lojtar më shumë në fushë, pasi De Roon u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Edon Zhegrova u fut në lojë në minutën e 64’të, duke zëvendësuar Opendan.

Ai bëri paraqitje pozitive dhe kjo ishte ndeshja e tij e tretë që Zhegrova barazon me ekipin e tij të ri./Indeksonline/