Zhegrova me Lille në Play-Off, eliminojnë Fenerbachen e Mourinhos nga Champions

Lille ka prekur finalen e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës, ka arritur ta eliminojë Fenerbachen e Jose Mourinhos, duke mos i lënë ta fitojnë ndeshjen para dhjetëra mijëra tifozëve turq, në Stamboll, njofton Klankosova.tv.
Vendasit e fituan ndeshjen e rregullt 1-0, pas autogolit të Bafode Diakite në minutën e 91. Madje u gjenden edhe në avantazh numerik në fushë, kur mbrojtësi i Lille, Aissa Mandi, u ndëshkua me karton të kuq gjatë vazhdimeve.
Megjithatë një penallti pak minuta para fundit të ndeshjes, e konkretizuar në gol nga sulmuesi kanadez, Jonathan David, ia siguroi skuadrës franceze kalimin në fazën finale të eliminatoreve në Ligën e Kampionëve.