Zhegrova më mirë mos ta shikoj Instagramin
Tifozët e kanë vërshuar me komente Edon Zhegrovën në rrjetin social Instagram.
Pas brazimit 2-2 në “Fadil Vokrri” me Danimarkën, Zhegrova postoi një foto dhe shkroi: “Faleminderit gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme”.
Por, në këtë foto, ai mori shumë komente negative, ndjekësit e tij në Instagram e fajësonin 19-vjecarin për golat e pranuar në barazimin 2-2 me Danimarkën.
“Me mendjemadhësi kërkun nuk mrrin, po duhet mi gra me punu shumë”, “Boll keq e ke lujt”, “Mshele instagramin , bohesh super lojtar, “O biri lidhe pak me shokt e ekipit mos maj top shum”, “2 gabime nga ty pesuam 2 gola”, “As n’termin s’të kisha lënë me lu!”, ishin disa nga komentet negative për Zhegrovën, për të cilin kishte edhe pozitive.




