75 Mall Live Search
20:02 / E Shtunë, 03 Janar 2026 / G T

Zhegrova me paraqitje pozitive, Juventusi nuk e nis mirë vitin 2026

Juventusi dhe Lecce u ndanë në barazim 1:1 në ndeshjen e javës së 18-të të kampionatit, por për tifozët shqiptarë dhe kosovarë vëmendja ishte te paraqitja e Edon Zhegrovës, i cili edhe një herë tregoi se meriton më shumë hapësirë në fushë.

“Luani” ynë u inkuadrua në lojë nga stoli dhe menjëherë solli energji, shpejtësi dhe kreativitet në repartin ofensiv të skuadrës së tij.

Vetëm pak minuta pas hyrjes në fushë, Zhegrova u përfshi drejtpërdrejt në aksionin e golit të barazimit, duke qenë një nga faktorët kyç që ndryshoi rrjedhën e lojës./Indeksonline/