75 Mall Live Search
23:38 / E Shtunë, 26 Tetor 2024 / G T

Zhegrova me shokë marrin tri pikë të mëdha në “Bollaert Delelis”

Skuadra e Lille ka shënuar fitore të madhe në javën e 9-të në Ligue 1 të Francës, pasi mposhti 0:2 Lens-in.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në minutat e fundit, shkruan Indeksonline

Fillimisht për 0:1 shënoi sulmuesi kanadez, Jonathan David nga pika e bardhë e penalltisë.

Kurse golin për rezultatin përfundimtar e shënoi Bayo në sekondat e fundit të ndeshjes.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegorva luajti 90 minuta dhe bëri paraqitje fantastike. Ai u vlerësua me notën 7.1 në faqen “Flashscore”.

Me këtë fitore, Lille shkon në kuotën e 17 pikëve në pozitën e 4-të, kurse Lens mbetët me 14 pikë në pozitën e 5-të./Indeksonline/