75 Mall Live Search
11:52 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / L K

Zhegrova merr dhuratë nga Mbappe, 9-shen e famshme


Anësori kosovar, Edon Zhegrova po vazhdon të shkëlqejë këtë sezon në Ligue-n 1.

Ylli i Lille, së fundmi ka postuar një story në rrjetin social Instagram, ku mori për dhuratë fanellën e Real Madridit të nënshkruar nga ylli francez i kësaj skuadre, Kylian Mbappe.

Zhegrova, këtë sezon ka shpërthyer me Lillen, duke i impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij, duke shënuar 6 gola në 12 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Anësori kosovar, po ashtu ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve, duke u bërë lojtari i parë kosovar që shpallet lojtari i ndeshjes, gjë që e arriti me paraqitjet e tij ndaj kampionit aktual të Evropës, Real Madridi./IndeksOnline/