Zhegrova mund t’i bashkohet kësaj skuadre evropiane

Edon Zhegrova do të largohet nga Lille gjatë këtij afati kalimtar.
Dhe duket se kosovari ka gjetur edhe klubin e tij të radhës, ku pritet të jetë destinacioni i tij i radhës, Turqia
Sipas raportimeve në mediat turke, Fenerbahçe ka filluar përgatitjet për përforcimin e lojtarëve dhe në agjendën e tyre është edhe ylli kosovar, Edon Zhegrova.
Fenerbahçe, e cila ka shtuar kontaktet për transferimin e sulmuesit të krahut të djathtë, ka edhe lojtarë të tjerë në listën e tyre.
Bëhet e ditur se Lille kërkon një tarifë prej rreth 25 milionë eurosh për Zhegrovën, derisa oferta e parë e ekipit të verdhë pritet të jetë rreth 20 milionë euro.
Është pohuar se Edon Zhegrova mezi pret të vijë te Fenerbahçe.