75 Mall Live Search
16:44 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / Gj. Sh

Zhegrova mungon ndaj Rumanisë, e konfirmon Giresse

Edon Zhegrova do të mungojë për Kosovën në ndeshjen e nesërme ndaj Rumanisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri, Alain Giresse, në konferencën për media, shkruan IndeksOnline.

Pos Zhegrovës, Kosova do të jetë edhe pa futbollistin Elbasan Rashani, i cili është larguar nga grumbullimi si pasojë e lëndimit.

“Para kësaj loje na duhet të përballemi me dy mungesa. Elbasan Rashani që është larguar nga grumbullimi dhe Edon Zhegrova që ende nuk është rikuperuar”, ka deklaruar Giresse./IndeksOniine/