75 Mall Live Search
14:11 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Zhegrova në stilin “alla Neymar”, tregon aftësitë në stërvitje

Njëri prej futbollistëve më të talentuar në përfaqësuesen e Kosovës padyshim se është 20 vjeçari, Edon Zhegrova.

Zhegrova, i cili momentalisht luan në skuadrën zvicerane-Basel, njihet për një teknik të jashtëzakonshme.

Indeksonline ka realizuar një video gjatë stërvitjes së përfaqësueses së Kosovës.

Sulmuesi prishtinas shihet duke bërë ‘trika’ në stilin “alla Neymar”.

Më poshtë, pamjet: