75 Mall Live Search
22:38 / E Diele, 05 Tetor 2025 / G T

Zhegrova në stol, Juventusi dhe Milani ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A

Ka përfunduar ndeshja mes Juventusit dhe Milanit me rezultatin e barabartë, në javën e gjashtë në Serie A.

Dy skuadrat patën raste të mira shënimi në dy pjesët, shkruan Indeksonline

Sidomos Milani, ku me Christian Pulisic humbi një penallti.

Pulisic gjuajti mbi portë, dhe nuk arriti të shënonte.

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova nuk pati minuta në këtë përballje.

Milan me një pikë shkon në kuotën e 13 pikëve, kurse “Zonja e Vjetër” me 12 pikë./Indeksonline/