07:55 / E Premte, 12 Prill 2024 / G T

Zhegrova nuk u vlerësua shumë, kjo ishte nota e tij mbrëmë ndaj Aston Villas

Skuadra e Aston Villas shënoi fitore në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Lille me rezultatin 2:1 në UEFA Conference League.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova luajti vetëm 60 minuta në “Villa Park”, shkruan Indeksonline

Zhegrova pati disa raste të mira shënimi, sidomos një goditje nga zona brenda 16-metërshit e cila u ndal nga Emi Martinez.

Sulmuesi kosovar u vlerësua me notën 6.2 në sajtin SofaScore. Ai preku 16 herë topin, bëri 9 pasime të sakta nga 10 tentime.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Lille dhe Aston Villas zhvillohet javën tjetër në Francë./Indeksonline/