Zhegrova po shëtitet në aeroportet e Italisë, Spalletti e fton për ndeshjen ndaj Napolit
Edon Zhegrova është ftuar nga trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, për ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Napolit.
26-vjeçari i cili u transferua gjatë afatit kalimtar veror te bardhezinjtë, ende nuk po gjen hapësirat e duhura për të treguar vetën, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti kosovar ka pasur minutazh të paktë në ndeshjet e Juventusit deri tani, përkundër se pothuajse ishte i ftuar në shumicën prej tyre.
Në ndeshjen e fundit ndaj Udineses, Zhegrova luajti vetëm 7 minuta./IndeksOnline/
📜 Your #NapoliJuve squad list ⚪️⚫️
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) December 7, 2025
Powered by @WhiteBit pic.twitter.com/3IljOO20Sf

