75 Mall Live Search
15:38 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Zhegrova sërish në stol te Baseli

Futbollisti Edon Zhegrova nuk e ka nisur shumë mirë karrierën në Zvicër te Baseli.

Trajneri Marcel Koller vazhdon të mos i’a besoj pozitën e titullarit në formacion, futbollistit kosovar.

Në ndeshjen ndaj Young Boys që do të zhvillohet nga ora 16:00, Zhegrova është në bankë rezërve.

Prej se është transferuar te Baseli në formë huazimi nga Genku, Zhegrova ka luajtur vetëm 30 minuta në kampionatin zviceran. /Indeksonline/