Zhegrova shpërblehet, luan për herë të parë në Europa League
Trajneri i Baselit, Marcel Koller e ka shpërblyer Edon Zhegrovën pas paraqitjes së fundit kundër Xamaxit.
Për herë të parë prej se është transferuar te klubi zviceran, Zhegrova do të luaj në Ligën e Evropës dhe atë nga minuta e parë kundër Getafes, shkruan Indeksonline.
Në këtë kompeticion, futbollisti kosovar kishte luajtur para dy vitesh me Genkun.
Javë me parë, mediumet zvicerane kishin raportuar se reprezentuesi i Kosovës nuk ka të ardhme te Baseli, por duket se gjërat po ndryshojnë për të mirë.
/Indeksonline/
