75 Mall Live Search
08:40 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Zhegrova sot mbush 20 vjet, por Baselit i ka dalë “dardhë me bisht”

Mesfushori kosovar Edon Zhegrova nuk e ka nisur karrierën në mënyrën më të mirë te Baseli.

Talenti kosovar që sot feston ditëlindjen e 20-të, nuk u ftua fare as në bankën rezervë nga trajneri Marcel Koller për ndeshjen kundër Luzerinit që u zhvillua të shtunën.

Sipas Basel Inside, kampioni i shumëfishtë zivcerian thuhet se ka shprehur intersim që të përfundojë huazimin e Edon Zhegrovës nga Genk.

Sipas tyre, Baseli aktualisht nuk është i kënaqur me përpjekjet që prodhon në stërvitje Edoni, si dhe me qëndrimin e tij.

Kujtojmë që trajneri Koller, që në javën e parë pas arritjes së Zhegrovës kishte premtuar që do ti jap shumë hapësirë, por kur kanë kaluar 2 muaj prej transferimit të tij në Zvicër, ai ka luajtur vetëm 30 minuta në kampionat. /Indeksonline/