75 Mall Live Search
20:02 / E Premte, 29 Mars 2024 / Gj. Sh

Zhegrova titullar për Lille ndaj Lensit

Pas dy ndeshjeve me Kosovën, Edon Zhegrova është rikthyer te skuadra e Lille.

24-vjeçari është titullar në ndeshjen e sotme ndaj Lensit, e cila nis nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

Zhegrova ka pasur një sezon fantastik deri më tani për Lille, ku ka luajtur 38 ndeshje zyrtare, duke shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 6 asiste./IndeksOnline/