Zhegrova tregon pse nuk vazhdoi me Baselin

Edon Zhegrova shkëlqeu këtë edicion te Baseli në Superligën e Zvicrës, duke zënë edhe një vend titullari në skuadrën e Marcel Koller.
Futbollisti i Kosovës, i huazuar te Baseli nga Genk, ende nuk e ka të sigurtë qëndrimin permanent te klubi i madh helvetik.
Madje, shumë media në Zvicër e Belgjikë kanë shkruar se futbollisti nga Kosova mund të rikthehet te Genk gjatë verës.
Në mes të tjerash, Zhegrova ka folur edhe për të ardhmen e tij te Baseli.
“Problemi ka qenë që Baseli e ka pasur opsionin për transferimin tim për 3.5 milionë euro deri më 31 mars, megjithatë shkaku i virusit, klubi ka pasur probleme financiare”, ka thënë Zhegrova në Klan Kosova. /Indeksonline/