Zhegrova vendimtar, Lille fiton me përmbysje ndaj Atletiko Madridit

Edon Zhegrova edhe njëherë u tregua vendimtar për skuadrën e Lille.
Skuadra franceze shënoi fitoren e dytë radhazi në Champions League, ku pas Real Madridit, mposhtën në udhëtim Atletiko Madridin, me rezultat 1-3, shkruan IndeksOnline.
Ylli kosovar shënoi golin e barazimit, duke e lënë të shtangur një nga portierët më të mirë në botë, Jan Oblak.
Julian Alvarez i dha epërsinë Atletikos, në minutën e 8-të. Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Lille nuk u dorëzua dhe arriti ta përmbyste rezultatin në pjesën e dytë.
Zhegrova barazoi shifrat në minutën e 61-të, ndërsa pastaj ishte radha e Jonathan David, i cili shënoi dy golat e tjerë.
Sulmuesi kanadez fillimisht u tregua i skat nga penalltia në minutën e 74-të, ndërsa golin e sigurisë e shënoi në minutën e 89-të.
Lille ka gjashtë pikë nga tre ndeshjet e para, ndërsa Atletiko Madrid 3 pikë./IndeksOnline/