Zhegrova vendimtar në fitoren e Lille

Lille ka marr një fitore të madhe ndaj Brestit me rezultat 2-1, në javën e 25-të të Ligue 1, duke mbajtur gjallë shpresat për një vend që dërgon në garat evropiane.
Merita në këtë fitore ka edhe futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, i cili dhuroi një asistim duke e rikthyer në lojë skuadrën e Lille, shkruan IndeksOnline.
Brest kishte epërsinë nga minuta e 8-të nga një autogol i shënuar nga Tiago Djalo.
Lille arriti të barazonte rezultatin në minutën e 60-të, ku pas asistimit të Zhegrovës, Bafode Diakite barazoi shifrat dhe i dha shpresa skuadrës për një rikthim senzacional.
Asistimin fantastik të Zhegrovës mund ta shikoni KËTU.
Golin e fitores për skuadrën e Lille e shënoi futbollisti Alexsandro në minutën e 80-të./IndeksOnline/