Zhegrovës dhe Kasamit iu kthehet kapiteni, Baseli e lejon të marrë pjesë në stërvitje

Valentin Stockeri është rikthyer në stërvitje te skuadra e FC Baselit.
Klubi zviceran ka njoftuar sot se kapiteni, Stocker është rikthyer në kampin stërvitor, shkruan IndeksOnline.
“Ka nevojë për një ajrosje në kokë”, kishte thënë trajneri Ciriaco Sforza pas skandalit që plasi pak javë më parë.

Kujtojmë që Stockeri u largua nga skuadra e Baselit për më shumë 10 ditë, për shkak të komenteve negative që pati për stafin e klubit.
Kujtojmë se Baseli këtë sezon gjendet në pozitën e tretë me 33 pikë dhe është dorëzuar për titullin e Superligës në Zvicër./IndeksOnline/