10:53 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Zhgënjehen nga Basha. Familja Berisha-Malltezi kërkon rikthimin e Spahiut”

Kreshnik Spahiu deri para pak muajsh ishte një nga figurat më të forta opozitare në vend.

Por tashmë që prej qershorit ai nuk është më në Shqipëri dhe as pjesë e politikës sonë. Por vetëm pak muaj pas largimit të tij, kanë filluar të shfaqen nostalgjikët e parë.

Një nga ata e ka shprehur hapur pëlqimin për ish-kreun e AK, Spahiu. Bëhet fjalë për një personalitet me peshë në të djathtën shqiptare si Luan Malltezit, babai i Jamarbër Malltezi, (krushk me Sali Berishën).

Malltezi ka komentuar në një foto që ka publikuar Kreshnik Saphiu në rrjetet sociale, ku i shkruan që pret ta shikojë në parlament aty ku ky i fundit e meriton.

Mesa duket familja Malltezi e rrjedhimisht edhe ajo Berisha, janë të pakënaqura me drejtimin që po i bën PD-së Lulzim Basha dhe kërkojnë një ndryshim.

Në fakt Jamarbër Malltezi në verë doli publikisht kundër Bashës, por më vonë u tërhoq dhe tashmë është pjesë e strukturave që do të merren me riorganizimin e Partisë Demokratike.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë lëvizje nga familja Berisha-Malltezi kundër Bashës për të çuar në krye të PD-së një emër si Kreshnik Spahiu.

Më poshtë foto e komentit të Luan Malltezit dhe përgjigja e Kreshnik Spahiut: