Zhgënjejnë “adoleshentët”, Barça pa gola me Huescan
Me fitoren e arritur 2-0 ndaj Atleticos javën e kaluar, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i dha mundësi shumë prej lojtarëve titullarë të skuadrës, ndër të cilët edhe Messi e Suarez, të qëndronin pushim për të rikuperuar energjitë e shpenzuara në dy takimet e fundit, ku më i rëndësishmi ishte ai me Manchester United në çerekfinalen e vajtjes në Champions.
Në formacionin e dytë që nga minuta e parë katalanët kishin humbur shumë nga forca sulmuese, gjithsesi arritën të ruanin të paprekur portën e mbrojtur nga Ter Stegen, duke e mbyllur takin në barazim pa gola.
? With an average age of 2⃣4⃣ and 1⃣3⃣3⃣ days, our team today is the youngest starting eleven in any @laliga game this season. ? pic.twitter.com/p2MbhcjSgj
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 13, 2019
Skuadra tjetër katalane, Espanyoli, fitoi 2-1 takimin me Alaves, rezultat që e ngjit në kuotën e 41 pikëve, në mesin e tabelës, Skuyadra tjetër katalane, Espanyoli, fitoi 2-1 takimin me Alaves, rezultat që e ngjit në kuotën e 41 pikëve, në mesin e tabelës, çka i jep qetësi për mbijetesën, edhe pse matematikisht është ende e rrezikuar, kur kanë mbetur edhe 18 pikë në lojë.