75 Mall Live Search
11:00 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zhivkoviq, serbi i arrestuar për dyshime me dallavere të patentë shoferëve

Në mesin e 23 të arrestuarve nga Policia e Kosovës rreth dyshimeve për patentë-shoferë ishte edhe një serb.

Indeksonline mëson se ky person është Dragan Zhivkoviq, ekzaminer nga qyteti i Gjilanit.

Ai u prangos nga autoritetet e sigurisë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, respektivisht në Njësitin për Patentë Shoferë.

Zhivkoviq, me banim në Gjilan, qe një kohë të gjatë është pjesë e MIT-it.

Dragan Zhivkoviq

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se 23 të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Mësohet se personat e arrestuar; pesë prej tyre; Burim Jashari, Ava Kurteshi, Liljana Bozhanic, Haki Jashari dhe Shkëlqim Statofci – një menaxher, tre mjekë dhe një 1 psikolog i një ordinance, si dhe janë arrestuar dy personat Avdush Topalli dhe Premtim Topalli, nga një auto shkollë në Fushë Kosovë. /Indeksonline/