75 Mall Live Search
09:27 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / k.v

Zhurma në lokalet e Vushtrrisë, policia gjobitë gjashtë pronarë të tyre

Në kuadër të implementimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror”, policia në Vushtrri përpos detyrave tjera në fokus ka edhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Meqenëse kohët e fundit qytetarët janë ballafaquar me zhurmën e shkaktuar në lokalet e gastronomisë nga muzika me ton të lartë, policia ka ndërmarrë masat e menjëhershme të parapara  ligjore.

Gjatë kësaj jave, policia në Vushtrri ka shqiptuar gjoba ndaj gjashtë pronarëve/personave përgjegjës të lokaleve të gastronomisë apo subjekteve juridike e gjithashtu janë iniciuar edhe dy raste për prishje të rendit dhe qetësisë publike, të cilat raste i janë referuar gjykatës kompetente.

Gjobat e shqiptuara dhe  rastet e iniciuara bazohen në dispozitat e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.

Policia është e përkushtuar që të ruaj rendin publik dhe do të vazhdoj me këto masa edhe në ditët në vijim ndaj të gjitha subjekteve të cilat nuk respektojnë ligjin dhe shkaktojnë zhurmë dhe bezdisje për qytetarët.