75 Mall Live Search
12:06 / E Hënë, 31 Gusht 2020 / indeksADMonline

Krisma armësh në Restelicë, policia me aksion tre ditor në disa komuna, inicialet e të ndaluarve

Pas publikimit të një  video më 20 gusht 2020 në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit, ku shihen persona duke gjuajtur me armë zjarri, policia rajonale në Prizren përkatësisht Njësiti i hetimeve, duke ndërmarrë veprime policore fillimisht ka identifikuar lokacionin dhe personat e dyshimtë dhe me autorizimin e Prokurorit të Shtetit ka marre masat e menjëhershme.

Me këtë rast, policia në Prizren ka ushtruar urdhër-kontroll dhe ka ndaluar personat e dyshimtë për tri ditë radhazi, duke filluar nga 29, 30 dhe 31 gushti 2020.

“Policia rajonale në Prizren në aktivitetin e saj ka ushtruar urdhër-kontroll dhe ka ndaluar personat e dyshimtë, duke filluar për tri ditë radhazi nga 29 gushti, 30 dhe sot më 31 gusht 2020 dhe ka kryer bastisje në fshatrat Restelicë, fshatin Mohlan në Suharekë, Dragobil në Malishëve, në lagjen “Arbana” në Prizren dhe në fshatin Kuk në Dragash. Gjatë këtij aktiviteti janë gjetur dhe sekuestruar:

3-revole të tipit Smith Wesson, të modelit Gircen dhe modeli Gircan

2- armë gjuetie te tipit Remington dhe Churchill

22- gëzhoja te shkrepura nga arma e zjarrit kalibër i ndryshëm dhe 150-fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e shtypit, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq theksohet se të dyshuarit e ndaluar për këtë rast janë:

A.B i lindur në vitin 1982

F.H i lindur në vitin 1987

G.B i lindur në vitin 1979

F.H i lindur në vitin 1981

Sh.O i lindur në vitin 1965 dhe

A.P i lindur në vitin 1981

Të gjithë personat e dyshimtë janë shtetas të Republikës së Kosovës.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit të dyshimtit janë ndaluar në afat prej 48 orësh, ndërsa me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren./Indeksonline/