Zhurmë e pluhur në sheshin “Nënë Tereza”, policia ia tërheq vërejtjen kompanisë

Ka disa ditë që po kryen punime në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë. Përveç zhurmës së madhe që dëgjohet vazhdimisht, është edhe pluhuri i madh që po pengon qytetarët që kalojnë nëpër shesh, shkruan IndeksOnline.
Për pluhurin e krijuar nga punimet e një kompanie që po kryhen pranë hyrjes së Ministrisë së Kulturës, policia ua ka tërhequr vërejtjen asaj.
Ndërsa siç shihet në pamjet më poshtë, vendi ku po kryhen këto punime nuk është i rrethuar.
IndeksOnline ju sjell pamje :


