21:53 / E Diele, 24 Tetor 2021 / AR

Zhurmë në Prishtinë, Gastronomët kundërshtojnë masat duke i rënë borisë në rrugë

Në shenjë pakënaqësie ndaj masave të reja, Gastronomët po protestojnë rrugëve të Prishtinës.

Duke i rënë borisë, ata janë nisur nga Rruga B (Agim Ramadani) e kështu do të vazhdojnë deri te objekti i Qeverisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

“Nuk është hera e parë që ky lloj i masave të mirret nga Qeveria e Kosovës. Ky model është marrë edhe në Qeverinë e kaluar, i cili është dëshmuar se ishte i pakuptimtë dhe jo efektiv.

Kërkesat tona kanë qenë që të punohet sipas rregulloreve Komunale, që muzika të jetë në proporcion me këtë orar, dhe ora policore të hiqet.

Masat nuk kanë kuptim që të kufizojnë veprimtaritë biznesore, por të stimulojnë vaksinimin e popullatës, si zgjidhja e vetme për daljen nga kjo krizë.

Përderisa i lejojmë të hyjnë vetëm personat e vaksinuar dhe ata që ofrojnë dëshmi, pse të mos punojmë me kapacitete të plota?!“, thuhet në reagimin e tyre menjëherë pas miratimit të vendimit për masat e reja./Indeksonline/