75 Mall Live Search
09:08 / E Shtunë, 05 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zhvendosja e ambasadës në Jerusalem, ambasadori palestinez del kundër Serbisë: Rrezikohen marrëdhëniet tona

Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan ka reaguar pas marrëveshjes në Washington, një pikë e së cilës ka të bëjë me Izraelin dhe zhvendosjen e ambasadës serbe nga Tel Avivi në Jeruzalem, duke thënë se nëse ndodhë kjo, atëherë është në dëm të së drejtës së popullit palestinez në Jeruzalem. 

Sipas tij, kjo është në kundërshtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila i referohet çështjes palestineze, shkruajnë mediat serbe.

Ai po ashtu potencoi se ky vendim gjithashtu do të dëmtojë miqësinë tradicionale midis Palestinës dhe Serbisë dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm.

Kujtojmë se reagime lidhur me këtë ka pasur edhe nga autoritetet palestineze të cilat kritikuan presindentin amerikan, Donald Trump duke e akuzuar atë për orkestrimin e vendimit nga Kosova dhe Serbia që te vendosin ambasadat e tyre në Jerusalem për të përmbushur “ambiciet e tij elektorale”.