14:12 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / AR

Zhvillime interesante, LDK-ja i del në mbrojtje Kurtit, godet Edi Ramën për Asociacionin!

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i ka dal në mbrojtje Qeverisë Kurti.

Bëhet fjalë për draft-statutin për asociacionin të propozuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, dërguar Francës dhe Gjermanisë, transmeton Indeksonline

“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë Qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar ai. /Indeksonline/