75 Mall Live Search
11:04 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zhvillime interesante te KB Rahoveci, jep dorëheqjen bordi i klubit

Klubi i Rahovecit në basketboll mbrëmë ka mbajtur Kuvendin e rregullt të punës.

Në punimet e Kuvendit, kanë dhënë dorëheqjet gjithë anëtarët e bordit, transmeton Indeksonline.

Dorëheqjet erdhën si pasojë e moszgjidhjes së problemeve financiare. 

Së shpejti pritet që të mbahet një Kuvend i ri i punës për të zgjedhur organet e reja drejtuese./Indeksonline/