75 Mall Live Search
16:33 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / LB

Zhvillime në degën e PDK-së në Drenas, Ajazi i vendosur për ta sfiduar Lladrovcin për kryetar komune

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, ku në stadiumin e qytetit, “Rexhep Rexhepi”, ka prezantuar kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Por, ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak Driton Ajazait, njëri nga anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së në këtë qytet.

Ajazi është mbështetur nga strukturat e degës së PDK-së në këtë komunë për kryetar komune, por që kandidatura e tij nuk është konfirmuar nga kryesia e PDK-së në Prishtinë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se nuk do të heq dorë nga kandidimi për kryetar të Drenasit, duke shtuar se ai dhe mbështetësit e tij janë adresa e PDK-së në Drenas.

“Unë mendoj se vendimi i sotëm i kryetarit të PDK-së që ta zyrtarizoj kandidaturën e Lladrovcit është një vendim i ngutshëm dhe kundrejt vullnetit të strukturave dhe elektoratit të PDK-së në Drenas. Unë së bashku me strukturat sonte do të kemi një takim dhe do të vazhdojmë aktivitetin tonë, mirëpo pasi na u pamundësua që kjo të jetë brenda kornizës së PDK-së, neve nuk mbetet gjë tjetër vetëm të vazhdojmë garën në një format politik, me një ofertë konkrete për qytetarët e komunës së Drenasit”, ka thënë Ajazi.

Poashtu, Ajazi ka bërë me dije se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk e ka ftuar askënd nga strukturat e PDK-së në takimin e sotëm me Lladrovcin.

Kujtojmë se për shkak të situatës së krijuar në degën e PDK-së në Drenas, një ditë më parë ka dhënë dorëheqje kryetari i kësaj degë, Sejdi Hoxha./Indeksonline/