Zhvillime në Rusi, Putini e shkarkon ministrin e Mbrojtjes dhe e arreston gjeneralin e lartë

Vladimir Putini e ka shkarkuar dje ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu. 68-vjeçari konsiderohej një i besuar i ngushtë i Putinit dhe e mbante këtë post që nga viti 2012. Ai u zëvendësua nga Andrei Beloussov.
Ekspertët presin që ekonomisti i kualifikuar tani do ta orientojë ekonominë ruse edhe më shumë drejt luftës.
Putin mëngjesin e sotëm ka urdhëruar po ashtu arrestimin e gjeneralit të lartë, Yuri Kuznetsov. Hetuesit po hetojnë aktualisht aktivitetet e Kuznetzovi si kreu i shërbimit sekret shtetëror. Ndër të tjera, u kontrolluan zyret dhe shtëpia e gjeneralit./Indeksonline/