Zhvillime të papritshme rreth lëndimit të Harry Kane
Sulmuesi anglez, Harry Kane u lëndua muajin e kaluar kundër Manchester United dhe Tottenhami raportoi që rikuperimi i tij do të zgjaste deri në mars.
Megjithatë zhvillimet e fundit sjellin lajme të mira për sulmuesin më të mirë anglez.
Sipas mediumeve angleze, Kane mund të kthehet 1 muaj më herët se që është parashikuar dhe ekziston mundësia që ai të paraqitet kundër Dortmundit në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve që zhvillohet me 13 shkurt. /Indeksonline/